RUSI – Kremlini: Putini dhe Zelenski diskutuan për konfliktin në Ukrainë

në kategorine Bota

MOSKË, 11 korrik /MEDIAL-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelenski diskutuan për konfliktin në lindje të Ukrainës gjatë bisedës së tyre të parë telefonike, njoftoi sot Kremlini.
“U diskutuan çështjet e lidhura me zgjidhjen e konfliktit në juglindje të Ukrainës dhe të punës së përbashkët për rikthimin e personave të burgosur në të dy krahët”, theksoi Dmitri Peskov, zëdhënësi i Putinit, i cituar nga agjencitë ruse. /G.S/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.