PHENIAN – Koreja e Veriut reagon ndaj blerjes së avionëve F-35A nga Seuli

në kategorine Bota

PHENIAN, 11 korrik /MEDIAL-AA/ – Koreja e Veriut, ka njoftuar se nuk do të qëndrojë pa reaguar ndaj blerjes së avionëve luftarakë nga Koreja e Jugut tek SHBA-ja dhe se do të zhvillojnë armë të posaçme për shkatërrimin e tyre.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare koreanoveriore KCNA, bëhet e ditur se “në një deklaratë nga Instituti i Studimeve Amerikane të Departamentit të Shteti është rikujtuar se Koreja e Jugut e cila në muajin mars bleu avionët amerikan F-35A, ka planifikuar që të marrë edhe 2 avionë të tjerë në muajin korrik”.
Në deklaratën ku pretendohet se blerja nga qeveria e Seulit e avionëve F-35A, që janë armë vdekjeprurëse të padukshme dhe ofrojnë epërsi ushtarake kundër vendeve fqinje dhe se hapin derën për të pushtuar Veriun në rrethana të jashtëzakonshme, thuhet se “Autoritetet e Koresë së Jugut kanë shkelur marrëveshjen për zbatimin e Deklaratës së Panmunxhomit, e cila parashikon një ndërprerje të plotë të forcimit të armëve të tyre ushtarake kundër njëri-tjetrit”.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të zhvillojmë armë të posaçme për të shkatërruar plotësisht armët vdekjeprurëse të vendosura në Jug”, thuhet deklaratën ku vihet në dukje se marrëdhëniet ndërkoreane nuk premtojnë ndonjë të ardhme për aq kohë sa administrata e Koresë së Jugut nuk heq dorë nga marrja e mbështetjes nga fuqitë e huaja.
Koreja e Jugut, e cila në muajin mars bleu 2 avionët e parë F-35A, është dakorduar me SHBA-në për blerjen e 40 avionëve F-35A deri në vitin 2021. /G.S/
.

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.