Nuredini: Do të kujdesem të përballemi me problemet tona ekologjike

në kategorine Maqedoni

Shkup, 11 korrik 2019 (MEDIAL) – Dua të ndihmoj të ndërtohet Maqedoni e Veriut ku prindërit nuk duhet ta braktisin vendin për të gjetur ardhmëri më të mirë për fëmijët e tyre, ku të rinjtë mund të marrin pjesë në ekonomi moderne dhe të gjelbra, ekonomi e cila çon drejt avancimit dhe krijimit të vendeve të punës, duke e mbajtur vendin tonë të bukur, ajrin tonë cilësor për thithje.

Këtë e theksoi sot ministri i ri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në takim me gazetarë.

“Dua të kujdesem të përballemi me problemet tona ekologjike për të realizuar ardhmëri më të mirë për fëmijët tanë. Vende tjera, madje edhe ato të voglat siç është vendi ynë treguan se është e mundur të bëhen vendime të mençura ekologjike të cilat sjellin edhe vende të reja të punës”, ka thënë Nuredini.

Ai konsideron se duhet të mendohet për mënyra të mençura që të largohet mbeturina dhe të riciklohet,të mendohet për mënyra alternative për ngrohjen e shtëpive. Ai thotë se shembull i mirë është Lubjana në Slloveni, gjegjësisht përmes cilës rrugë lëviz në pjesën e mjedisit jetësor.

“Duhet të gjejmë mënyra më të mira për praktika më të mira dhe të tentojmë t’i implementojmë këtu”, thotë Nuredini.

Shtoi se theks i veçantë do të jepet në selektimin e mbeturinave dhe do të tentojnë të vendosin përvojë të jashtme me qëllim që ta ulin sasinë e mbeturinave që duhet të përfundojë në lugina.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.