MPJ-ja publikoi numër kujdestarie nga Konsullata e përgjithshme në Selanik

në kategorine Maqedoni

Shkup, 11 korrik 2019 (MEDIAL) – Ministria e Punëve të Jashtme publikoi numër telefonik kujdestar në të cilin shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të paraqiten nëse eventualisht lëndohen në motin e ligë që e përfshiu mbrëmë gadishullin Halkidiki në Greqi.

Numri kujdes nga Konsullata e përgjithshme në Selanik është 00306987200410.

Tani për tani asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut nuk është paraqitur për lëndime ose dëm gjatë motit të ligë. Në vijim janë kontrolle shtesë nga ana e institucioneve kompetente.

Konsullata e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut është në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet kompetente.

Në motin e ligë që e përfshiu Halkidiki,një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët e Maqedonisë së Veriut, jetën e kanë humbur të paktën shtatë persona, mes tyre edhe dy fëmijë, ndërsa dhjetëra kanë mbetur të lënduar. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.