Kosova dhe Konferenca e Pestë Botërore për Popullsi dhe Zhvillim – 25 vjet pas

në kategorine Opinione

Sot (11 korrik) është  Dita Botërore e Popullsisë e cila shënohet
për çdo vit që nga viti 1989.  Këtë datë Programi
i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim,  e shpalli
si Ditën Botërore të Popullsisë i inspiruar nga interesimi i madh i të gjitha
qarqeve (shkencore e jo shkencore) me rastin e lindjes së “ banorit të pesë
miliard të planetit”, që llogaritet të ketë lindur me 11 korrikut të vitit 1987
në Zagreb. 

Kombet
e Bashkuara për çdo vite kanë përcaktuar tema te caktuara për Ditën Botërore të
Popullsisë. Megjithëse këtë vit nuk ka një temë specifike, mirëpo fokusi është në
qëllimet e paplotësuara të Konferencës e V Botërorepër Popullsinë dhe Zhvillim e cila ishte
organizuar25 vjet më parë në Kajro nga 5 deri me 13 shtator 1994, në të cilën
morën pjesë delegacionet e 179 shteteve dhe një numër i madhe i organizatave
qeveritare e joqeveritaree agjencive të ndryshme të specializuara.

Dokumenti
themelor i miratuar nga pjesëmarrësit në konferencë ishteProgrami i Veprimit i
Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe Zhvillim,i parashtruar ne 115 faqe i
ndarë në 16 kapituj te konceptua si objektiv për arritjen e zhvillim të
qëndrueshëm.

Kapitulli:
1 dhe i 2 përbejnëpreambulën dhe principet e konferencës; 3.Ndërlidhja e popullsisë
me rritjen e qendrueshme ekomomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm; 4. Barazia
gjinore- fuqizimi i pozitës se femrës; 5.Familja, roli i saj, të drejtat,
përbërja dhestrukturat;

6.Rritja
dhe strukturat e popullsisë; 7. E drejta riprodhuese dhe shëndeti riprodhues;

8.Shendeti,
morbiditeti dhe vdekshmëria; 9. Shperndarja e popullsise, urbanizimi dhe
migrimet e brendshme; 10. Migrimet ndërkombëtare; 11. Popullsia, zhvillimi dhe
arsimimi; 12. Teknologji, hulumtim dhe zhvillim; 13. Aksioni kombtar;14.
Bashkëpunimi ndërkombëtar; 15. Partneriteti me sektorin jo qeveritar dhe 16.Monitorimi
i rezultateve te konferences në nivel kombëtar, rajonal e lokal.Programi i
Veprimit për Popullsinë dhe Zhvillim është dokument i rëndësishëm i Kombeve të
Bashkuara i cili përqendrohej kryesisht në ndërlidhjen e popullsisë merritjen
ekonomike dhe zhvillimin.

Ku
ndodhet Kosova në plotësimin e qëllimevengaProgrami i Veprimit për Popullsinë
dhe Zhvillim

Qe
ne fillim duhet theksuar qe Kosova edhe 25 vite pas lansimit te këtij programi
ndodhet shumë larg ne përmbushjen e qellimeve te proklamuara ne dokumenti
themelor te konferencës që nënkupton edhe mos përmbushje të plotë tëkatër kapitujve
të fundit.


vazhdim do të prezantohet gjendja në Kosovë për e disa nga kapitujt e Programi
të Veprimit, për të konstatuar se ku ndodhet Kosova 25 vite pas, ne përmbushjen
ose ngecjet e qëllimeve nga dokumenti i Konferencës së V Botërore për
Popullsinë dhe Zhvillim.

Kapitulli
3.
Trajton
problemet e integrimit të strategjive demografike dhe zhvillimore të
popullsisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe varfërisë, popullsisë dhe
mjedisit.

Deri
me tani Kosova nuk disponon me ndonjë strategji apo program të zhvillimit
demografik përveçStrategjia Shtetërore dhe Plani i Veprimit për Migrim.

Sipas
ekspertëve te ekonomisë në periudhën pas luftës, Kosova ka pasur një rritje
ekonomike e cila ka qenë e varur nga konsumi, nga investimet publike, nga
shpenzimet qeveritare e cila nuk mund të konsiderohet rritje e qëndrueshme. Kjo
rritje gjithashtu ishte e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe
sociale, siç janë papunësia dhe varfëria.Raportet e organizatave ndërkombëtare
(UNDP) tregojnë se në Kosovë në varfëri jetojnë 34% e popullsisë ndërsa 18% në
varfëri të skajshme. Pra në Kosovë në varfëri jeton çdo i 3 banorë , ndërsa në
varfëri të skajshme 5.5 banorë. Me shkallë të papunësisë  35-40%, ku mbi 75% të papunëve i takojnë grup
moshave më aktive 16-39 vjet janë tregues të mjaftueshëm për të konstatuar se
Kosova është larg zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe integrimit të
zhvillimeve demografike ne rritjen e qëndrueshme ekomomike.Shumë institucione
vendor e  veçmas ato ndërkombëtare këta
dy parametrat kryesor ekonomik: 
papunësinë dhe varfërinë i cilësojnë si faktorë kryesorë që rrezikojnë
stabilitetin e Kosovës. Sa i përket popullsisë dhe mjedisit, principi i parë i “Agende
21”, thekson “ njerëzit janë shqetësimi kryesor i zhvillimit të qëndrueshme”,
ndërsanë pjesën e parë në kapitullin pesë specifikohen  roli dhe rëndësia e dinamikes demografike në
zhvillimin e qëndrueshëm.

Kapitulli
4
. Trajton tre grupe problemesh:
zgjidhjen e problemeve dhe avancimin e pozitës së gruas në shoqëri, përgjegjësi
dhe pjesëmarrje  e përbashkët e burrave
dhe pozitën e fëmijëve të porsalindur të gjinisë femërore.

Arsimi
si tregues shumë i rëndësishëm i zhvillimit dhe barazisë gjinore tregon se ne
Kosovë dallimet rriten ne rritjen e nivelit te shkollimit.Bazuar ne statistikat
në Kosovës  përqindja e femrave
analfabete ishte 2.5 herë me e lart se sesa meshkujt .Gjithashtu edhe braktisja
e shkollimit është me larte te femrat 55%, ndaj 45% te meshkujve.Për derisa në
arsimin 9 vjeçar dallimet janë më të vogla 51.7% ndaj 48.3% në favor te
meshkujve, në arsimin e mesëm raporti 
ishte 46.2% ndaj 53.8% për tu rritu në arsimin  larte 45.7% ndaj 54.3% për meshkuj.

Sa
i përket punësimit pabarazia gjinore në Kosove është e konsiderueshme. Për deri
sa ne marrëdhënie pune janë 40% e meshkujve te afte për pune kjo përqindje e
femra arrin ne vetëm 13% ose për 3.1 here me e ulet se pjesëmarrja e meshkujve.
Pjesëmarrja e ulet e femrave ne fuqinë punëtore reflektohet edhe ne
pjesëmarrjen me te larte te tyre ne nivelin e papunësisë ku pjesëmarrja e femrave
te pa puna është për 1.4 here më e lart se te meshkujt.

Përparim
i konsiderueshëm është arritur ne lidhje me pozitën e fëmijëve të porsalindur
të gjinisë femërore ku sot mund të thuhet se janë zhdukur preferencat për gjini
të caktuar të fëmijëve me përjashtime te rasteve te veçanta.

Kapitulli
6
.Rritja dhe struktura e popullsisë, ky
kapitull merret me problemet e lindshmërisë, vdekshmërisë dhe ritmeve të rritjes
natyrore me theks të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë, si dhe popullsia e
moshuar dhe popullsia autoktone.


periudhën 2008-2018, në Kosovë lindshmëria ka treguar tendencë të rënies nga
16.6 në 12.6‰, vdekshmëria është rritur nga 3.3 në 5.2‰,  ndërsa shtim natyror ka treguar rëni nga 13.3
në 7.4%.Ulja e lindjeve, emigrimet selektive (grupmoshat e reja) së bashku me
rritjen e jetëgjatësisë janë faktorët kryesor që qojnë drejt plakjes së
popullsisë, problem me të cilin pritet që Kosova do të përballet së shpejti
prandaj është e domosdoshme që masat për tu përballur me këtë fenomen duhet të
ndërmerren që tani.Rritja e popullsisë sipas grupmoshave gjithashtu tregon se
procesi i plakjes së popullsia në Kosovë ka marr përmasa  shqetësuese Në periudhe 2011-2017,gupmoshat e
reja kanë treguar trend të uljes për 
-7.3%, ndërsa grupmoshat e vjetra janë rritur për 24.2%.

Për
një pasqyrë të qartë të situatës demografike, Kosova do të duhej të kishte
Raport Kombëtar ku do të pasqyrohej  e
tashmja dhe e ardhmja e zhvillimeve demografike dhe ku do të përcaktoheshin
edhe masa te politikave demografike për te ardhmen.

Kapitulli
9.
Trajton
problemet e shpërndarjes së popullsisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes
së popullsisë në zonat e mëdha urbane dhe  emigrimet e brendshme.


Kosovë ende kemi lëvizje migruese fshat-qytet te cilat kanë ndikim të
konsiderueshëm edhe ne hartën e shpërndarjes së popullsisë. Në shumicën e
rasteve këto lëvizje janë të pa kontrolluara dhe përcillen me pasoja te
konsiderueshme qoftë te sferës sociale, ekonomike e mjedisore duke krijuar
shumë vendbanime informale me probleme të shumta urbanistike duke shkaktuar
urbanizëm kaotik. Gjithashtu duhet theksuar se në Kosovë dominon tipi i
urbanizimit monocentrik, për dallim nga vendet evropiane ku dominon urbanizmi
policentrike duke krijuar edhe shpërndarje me te njëtrajtshme të popullsisë.

Kapitulli
10.
Trajton
çështjet e migracionit ndërkombëtar dhe zhvillimit duke përfshirë emigrantët
legale dhe ilegale si dhe problemet e refugjatëve dhe azilkërkuesve.


periudhën pas luftës së vitit 1999 nga Kosova në drejtim të vendeve të Evropës
dhe vendeve tej oqeanike kanë emigruar rreth 350 mijë banorë me një mesatare
prej mbi 19 mijë persona brenda vitit.Emigrojnë të rinjtë e arsimuar, të
përgatitur për treg pune, të cilët kanë vullnet për punë, të cilët janë të aftë
për tregun e punës, të cilët bartin barrën kryesore të zhvillimit demografik, social
e ekonomik të vendit. Derisa ne vitet e me parme dominonin emigrimet ilegale në
dy vitet e fundit janë intensifikuar emigrimet legale me viza pune ose bashkim
familjar.

Kapitulli
i 11.
Popullsia,
zhvillimi dhe arsimimi,  nënkupton rrjet
efektiv të informacioni në arsim dhe komunikim ngafusha e demografisë dhe
zhvillimi i cili është parakusht themelor për zhvillimin e qëndrueshëm njerëzor
 pasi që është baza për ndryshimin e
qëndrimeve dhe sjelljeve në sferën e riprodhimit dhe popullsisë.

Kosova
përveç statistikave dhe informacioneve sporadike ne lidhje me zhvillimet
demografike nuk disponon me Qendër për kërkime demografike e cila do te ishte
strumbullar i informacioneve dhe studimeve demografike. Në kurrikulat e arsimit
qoftë  fillor qoftë atij të mesëm
përmbajtjet dhe informacionet demografike jo vetëm që janë të kufizuara por
janë edhe te pamjaftueshme për njohuri dhe informim të brezavetë rijë të cilët
do te jenë bartës të gjitha proceseve dhe dukurive demografike te vendit në të
ardhmen.

Në fund, edhe pse kanë kaluar një
çerek shekulli nga miratimi i dokumenti themelor të Konferencës së V Botërore
mbi Popullsinë- Programi i Veprimit i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë dhe
Zhvillim i cili ishte konceptuar si 
objektiv për arritjen e zhvillim të qëndrueshëm,Kosova ndodhet shumë
larg ne përmbushjen e qëllimeve duke plotësuar rreth 1/4 e të gjitha
objektivave të këtij dokumenti të rëndësishëm qoftë për kapitujt e elaboruar,
qoftë ata tëte cilët nuk janë elaboruarne këtë opinion. Kjo nënkupton se Kosova
ndodhet shumë larg sa i përket parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm ne sferën
demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.