Eurostati: Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 2.077.100 persona

në kategorine Maqedoni

Bruksel, 11 korrik 2019 (MEDIAL) – Maqedonia e Veriut më 1 janar të këtij viti ka pasur 2.077.100 banorë që është për rreth 2.000 më shumë në krahasim me 1 janar të vitit 2018, tregojnë të dhënat të cilat i publikoi Eurostati.

Numri i popullsisë në vend për një vit është rritur për 0,9 për qind. Maqedonia e Veriut në vitin e kaluar ka shënuar rritje natyrore pozitive prej 1,6 për qind. Vitin e kaluar kanë lindur 21.300 persona, ndërsa kanë vdekur 19.700 persona.

Popullsi më të madhe në mesin e vendeve të rajonit, sipas Eurostatit, ka Greqia 10,7 milionë, në Bullgari jetojnë 7 milionë persona, në Serbi 6,96, në Kroaci 4,077, në Shqipëri 2,86, ndërsa në Mal të Zi 626.000 persona.

Në BE jetojnë gjithsej 513, 5 milionë banorë, që është gati një milionë më shumë se viti i kaluar.

Më së shumti banorë 83 milionë ka Gjermania, para Francës me 67, Britania e Madhe me 66,6, Italia 60,4, Spanja 46,9 dhe Polonia 38 milionë. fc/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.