Emilija Rxhepi për Srebrenicën: Pikëlluese që Serbia ende nuk e pranon përgjegjësinë

në kategorine Kosovë

18:38, 11 Korrik 2019

Emilija Rxhepi, deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, ka kujtuar gjenocidin e Srebrenicës në 24 vjetorin e kësaj ngjarje të tmerrshme, duke shprehur indinjatë që Serbia nuk ka ndryshuar.

Në një interviste në Info Magazine, Rexhepi tha se është për të ardhur keq se sa shumë urrejtje ka ende Serbia ndaj popujve të tjerë.

“Është e pikëllueshme që ende në Serbi kjo temë është tabu dhe nuk duan ta pranojnë. Këtu nuk po flas vetëm për Bosnjën dhe Hercegovinën, shikoni luftën në Kosovë apo në Kroaci”.

Ajo ka komentuar edhe deklaratat e politikanëve serbë, të cilët e glorifikojnë gjenocidin në Srebrenicë.

“Transformimi nga një shoqëri radikale në një shoqëri demokratike, pa marrë parasysh se si sillen në ndërdijen e tyre ngelet një urrejtje e madhe ndaj popujve të tjerë”.

“Deklarata të tilla tregojnë se është vështirë që një popull ta pranojë atë që ka bërë dhe çdoherë fshihen pas hijes se asaj qe kanë bërë”.

“Deklarata të tilla shoviniste në këtë moment kur Serbia synon BE-në, thjesht janë të papranueshme dhe më vjen keq që sot nuk kam mundur të solidarizohem me deputetet boshnjake nga Serbia”.

Emilija Rexhepi gjithashtu tha se përgjegjësia e gjenocidit në Srebrenicë bie mbi regjimin serb e gjithashtu edhe për komunitetin ndërkombëtar që lejoi të ndodhte një gjë e tillë.

Deputetja gjithashtu tha se dhimbjen e nënave e familjareve nuk është se lehtësohen por se është e rëndësishme të flitet për këtë ngjarje.

“Diçka që ka ndodhur para 24 vjetësh nuk mund të harrohet kaq lehtë pa marrë parasysh se në cilin territor ka ndodhur”.

“Ne kemi realizuar marshin e paqes, për t’ju treguar që një popull nuk mund të shfaroset për arsye se emri, kombësia apo feja e tyre është tjetër”.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.