BRUKSEL – Mogherini & Hahn: Srebrenica një nga momentet më të errëta të njerëzimit

në kategorine Bota

BRUKSEL, 11 korrik /MEDIAL-ANSA/ – Është detyra jonë e përbashkët të kujtojmë Srebrenicën, një nga momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne europiane, deklaruan shefja e politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, me rastin 24-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.
“Gjenocidi i Srebrenicës ndodhi 24 vjet më parë, megjithatë kjo tragjedi na ndjek akoma. Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë ato jetë të cilat u prekën nga kjo ngjarje tragjike’’, theksoi Mogherini.
‘’Në Bosnje-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor nuk ka vend për retorikë ndezëse, për mohim, revizionim apo glorifikim të kriminelëve të luftës dhe përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme’’, përfundoi ajo./  /os/ a.jor.
 
.

Artikulli paraprakITALI – 18 të plagosur nga moti i keq

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.