UKRAINË – Zelensky anulon paradën ushtarake të Pavarësisë

në kategorine Bota

KIEV, 10 korrik /MEDIAL-ANSA/ – Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky ka vendosur të anulojë paradën ushtarake të 24 gushtit, ditën kur Ukraina feston pavarësinë.
Në një video të botuar në mediet sociale, Zelensky ka përcaktuar paradën si “mbresëlënëse, por aspak të lirë financiarisht” dhe ka njoftuar se qeveria ukrainase do të akreditojë këtë vit 11,7 milionë dollarë shpërblime për ushtarakët.
Paraardhësi i Zelenskyt, Petro Poroshenko i jepte shumë rëndësi kësaj parade ushtarake, ku vitet e fundit kishin marrë pjesë, edhe ushtarakë të vendeve aleate të Ukrainës.
Vitin e kaluar, në paradën e fundit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kishin parakaluar në rrugët e Kievit 4 500 ushtarë dhe 250 automjete luftarake.
Ndër armët e pasqyruara gjatë paradës ishin edhe raketat antitank tip ”Javelin”, prodhim amerikan./ /os/ /em/ a.jor.
.

Artikulli paraprakDurrës, përpunohen 6 anije me rreth 16 mijë ton mallra

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.