Basha: Të ndryshojmë sistemin, Rama e keqja e vendit

në kategorine Shqipëri

Pas Fierit dhe Mallakastres, kryetari i PD Lulzim Basha u takuar me strukturat e degës edhe në qytetin e Lushnjes.

 

Gjate fjalës se tij në këtë takim, Basha akuzoi qeverinë se sipas tij, detyroi administratën me dhunë që të merrte pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

“Detyroi me dhune dhe presion me buken e gojes mijra punonjes administrate dhe mori ate qe meritonte prej tyre. Vetem ne Lushnje nxorri ne votime me dhune rreth 1700 mesues. Refuzim dhe mesazh te qarte qe duhet te largohet. Dhe do largohet per te cliruar edhe punonjesit publik nga presioni me buken e gojes”

 

Basha theksoi më tej se tashme 85 perqind e shqiptare nuk e duan kryeministrin Rama dhe së kërkojnë largimin e tij nga qeveria.

 

“85 perqind e qytetareve treguan qe e refuzojne regjimin e Edi Rames dhe se duan ndryshimin. Ata duan jo thjeshte te iki nje parti dhe te vije nje tjeter.  Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”

 

 

 

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.