Qeveria jep të dhëna për borxhin publik

në kategorine Biznes/Ekonomi/Lajme

Borxhi Publik i shtetit deri në fund të vitit 2018 arrin në shumën e 5.202.2 milionë euro dhe përfaqëson 48.5 përqind të BPV-së, ndërsa borxhi i Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fundin e vitit 2018 arrin në 4.344.4 milionë euro gjegjësisht 40.5 përqind krahasuar me BPV-në.

Kjo, siç deklarojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë, është theksuar në raportin vjetor me menaxhimin e borxhit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2018, të miratuar nga Qeveria në seancën e djeshme dhe në përputhje me nenin 27 të Ligjit mbi borxhet publike, ky raport duhet të paraqitet Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.