Ubuntu anulon vendimin për ndalimin e mbështetjes së aplikacioneve 32-bit

në kategorine Galileo

Javën e kaluar Ubuntu tha se do ti jepte fund mbështetjes për aplikacionet 32-bit duke filluar nga debutimi i ardhshëm.

Por vendimi nuk u prit mirë sidomos nga komuniteti i lojërave pasi menjëherë edhe Valve bëri publike planet për të hequr mbështetjen e Steam në Ubuntu.

Në përgjigje të këtij reagimi zinxhir, Canonical tha se ka vendosur të mbështesë një numër pakosh 32-bit i386 edhe për versionet Ubuntu 19.10 dhe 20.04 LTS.

Në vend që të ndalojë plotësisht mbështetjen, Canonical do të aktivizojë mbështetjen për aplikacione që kanë nevoja specifike.

Do të punojë me WINE, Ubuntu Studio dhe komunitetin e lojtarëve për të adresuar fundin e mbështetjes së librarive 32-bit. I rëndësishëm është fakti se lojtarët do të mund të luajnë aplikacione të vjetra edhe në versionet e reja Ubuntu.

Në një postim në blog, Canonical tha se ka diskutuar mbështetjen për 32-bit x86 që prej 2014-ës por vetëm së brendshmi. Por lojtarët në Ubuntu menduan ndryshe.

Megjithatë Canonical paralajmëron se përdorimi i aplikacioneve të cilat testohen pak, siç do të ndodhë me ato 32-bit në Ubuntu 64-bit, do të rrisë shanset e problemeve. Ndërsa është një situatë e rrezikshme për përdoruesit Linux, të paktën nuk do të humbasin koleksionet në Steam. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.