Takimi i paparalajmëruar në Berlin, Haradinaj: I informova me kohë partnerët e koalicionit, nuk ishte i fshehtë

në kategorine Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se takimi i paparalajmëruar i delegacionit qeveritar në Berlin, nuk ka qenë i fshehtë, njofton Klan Kosova.

”Ishte takim i ftuar nga zyrja e kancelares Merkel nga njerëzit më të afërt të saj për palët e dialogut teknik”.

”Mund të quhet konfidencial, i punës, por as sekret as i fshehtë”.

Haradinaj ka insistuar se i ka njoftuar partnerët e koalicionit në lidhje me takimin që ndodhi në Berlin edhe pa asnjë informacion zyrtar.

”Një takim i ftuar nga zyra e kancelarisë Merkel është në mandatin që ka Qeveria, dhe ju siguroj që për këtë i kam informuar me kohë partnerët e koalicionit qeverisës”.

”Më vjen keq që procesi nuk ka avancuar dhe ekziston një përputhje se sa janë zbatuar marrëveshjet e 2013-ës”.

 

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.