Sot fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

në kategorine Kosovë

Prej sot fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 00:00, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara.

Për sonte është paraparë Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e Muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqve) dhe Tophane.

Për nesër janë parashikuar lagjet Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari;

Për të enjten lagjet: Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat;

Për të premten: Bregu I Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re;

Për të shtunën: Taslixhe, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe;

Dezinsektimi hapësinor në Prishtinë mbyllet të dielën në lagjet Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll

SHPËRNDAJE

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.