SOFT NEWS – Johnson: Çlodhem kur kutitë e verës i kthej në… autobusë!

në kategorine Bota

LONDËR, 25 qershor /MEDIAL-DPA/ – Boris Johnson, pretendenti për postin e kryeministres britanike, Theresa May, zbuloi se një nga hobet e tij ishte ”prodhimi” i autobusëve nga fuçitë prej druri të verës.
“Unë ‘prodhoj’ modele autobusësh”, theksoi ai në audicionin ”Talk Radio” kur u pyet se si çlodhej.
“Unë marr kutitë e vjetra prej druri, i lyej, dhe pas i montoj i përshtas ato në autobusë. Gjithashtu pikturoj pasagjerët duke u argëtuar në autobusin e mrekullueshëm”, theksoi i entuziazmuar ai.
Johnson, 55 vjeç, kryetar i bashkisë së Londrës nga viti 2008 deri në vitin 2016, tha se i imagjinonte autobusët me një çlirim të ulët të dyoksidit të karbonit./ /os/ /em/ a.jor.
.

Artikulli paraprakKQZ merr vendimin për grupet që do numërojnë votat

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.