Si të Kujdeseni për Freskinë e Vajit të Ullirit Gjatë Ditëve të Nxehta

në kategorine Shëndeti

Vaji i ullirit, veçanërisht ai ekstra i virgjër, është shumë i pasur me antioksidantë të cilët e mbrojnë ndaj nxehtësisë por edhe luftojnë kancerin në organizëm. Foto: Flickr

Me ardhjen e verës, temperaturat e ambientit të jashtëm por edhe atij të brendshëm, veçanërisht në kuzhinë, rriten ndjeshëm.

Një nga produktet më të ndikuara nga nxehtësia është vaji i ullirit i cili ka nevojë të pashmangshme për freski.

Vaji i ullirit, veçanërisht ai ekstra i virgjër, është shumë i pasur me antioksidantë të cilët e mbrojnë ndaj nxehtësisë por edhe luftojnë kancerin në organizëm.

Sidoqoftë, si çdo gjë tjetër, edhe vaji i ullirit kur ekspozohet në ajër nis të oksidohet dhe humbet freskinë.

Me kalimin e kohës, niveli i antioksidantëve tek vaji i ullirit nis të bjerë.

Ky proces zhvillohet ngadalë që do të thotë se vaji i ullirit mund të konsumohet më shpejt se sa të arrijë fazën e plotë të oksidimit.

Një shishe e hapur me vaj ulliri mund të zgjasë nga 3 muaj deri në 2 vjet në varësi të konsumit.

Si Duhet Ta Ruani Vajin e Ullirit Në Ditët e Nxehta

Për të siguruar që vaji i ullirit i reziston siç duhet stinës së verës, sigurohuni që ta ruani në një vend të errët e të freskët.

Ju mund ta ruani atë në një raft ose dollap në një cep të largët e jo fort të ndriçuar mirë të kuzhinës.

Çelësi i freskisë së vajit të ullirit është që ta mbani larg nxehtësisë dhe dritës.

Nëse keni blerë sasi të mëdha të vajit të ullirit, futini ato në enë inoksi prej së cilës mund të merrni sasi më të vogla e t’i hidhni në shishe qelqi për përdorim.

A Ruhet Vaji i Ullirit Në Frigorifer?

Ju mund ta fusni shishen prej qelqi të vajit të ullirit në frigorifer nëse dëshironi.

Megjithatë duhet të dini paraprakisht se kur të futet në frigorifer, vaji do të kristalizohet dhe ngurtësohet.

Kur të dalë në temperaturë ambienti këto kristale do të shkrihen.

Studimet shkencore shpjegojnë se ngrohja dhe ftohja e përsëritur e vajit të ullirit ka një ndikim jo fort të mirë në cilësinë e vajit.

Ka pretendime që nëpërmjet frigoriferit ju mund të dalloni cilësinë e vajit të ullirit, por ato janë tërësisht të rreme./AgroWeb.org

Burimi: https://agroweb.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.