Presidenti Sul.mon Kolegjin: Vendimi u orkestrua nga “organizata socialiste” në KQZ

në kategorine Shqipëri

Puna e pare dites kete te marte per Ilir Meten,, ishte sulmi ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe asaj qe ai e cilesoi “organizate socialiste ne KQZ”.

 

Vendimi i djeshëm i marrë nga Kolegji Zgjedhor është një truk procedurial për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së organizatës socialiste në KQZ-së dhe është  një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda dhejashtë vendit për të anatemuar indirekt vendimin e Kreut të Shtetit, por kurrsesi, ky është një operacion i dështuar pasi nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës; Është e qartë se ky vendim i Kolegjit Zgjedhor, i orkestruar dhe i paralajmëruar prej kohësh, është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të mazhorancës

 

Me pas vijoi duke kercenuar mazhorancen.

 

Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri dhe shantazhet ndaj institucioneve të pavarura, pasi asgjë dhe askush nuk do ta justifikojë përballë ligjit.

 

Per 30 qershorin, Ilir Meta kishte dy epitete: “zgjedhje imagjinare” dhe “zgjedhje partiale”.

 

Kush dëshiron të zhvillojë zgjedhje të karakterit partiak është i lirë. Presidenti nuk ndërhyn në punët e brendshme të partive, kjo duhet të jetë e qartë për ju, dhe për të gjithë brenda dhe jashtë vendit. Në Republikën e Shqipërisë, ka vetëm një institucion që vendos datën e zgjedhjeve, ky është Presidenti i Republikës.

 

Por Ilir Meta nuk kurseu edhe nderkombetaret.

Unë nuk kam anuluar zgjedhjet as në Itali, as në Amerikë dhe as në Kinë. Kam anuluar zgjedhjet në Shqipëri për shkak të një krize shumë të rëndë politike.

Ilir Meta duket i vendosur per te mosdhene doreheqjen e per te qendruar ne detyre per te penguar instalimin e tiranise dhe kthimoin e shqiperise ne nje koloni.

Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion i përket Republikës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë, përkundrazi. Nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës, Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Ky është një vend që u takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022.

 

E nese ne konferencen per shtyp te 2 javeve me pare, Meta u shpreh se nje tryeze partishe do ta therreiste nese nuk do ta shkarkonin ,kete here ka ashpersuar tonet.

 

Kjo iniciativë fillon kur mazhoranca të tërhiqet nga kjo veprimtari e paligjshme. Atëherë hapet rruga për dialog.

 

E ne fund, duke kercenuar me tezen e moshapjes se negociatave, Ilir Meta riperseriti se eshte vetem ai qe vendos per daten e zgjedhjeve ne Shqiperi, duke nuk kursyer dhe Ambasadoret, te cilet sipas tij, nuk kane guxim ti thone keto gjera.

 

Në Republikën e Shqipërisë dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka vetëm një institucion që vendos për datën e zgjedhjeve, ky është Presidenti i Republikës. As Kuvendi dhe asnjë institucion tjetër. Presidenti është i duruar, që të gjithë të kuptojnë dhe të reflektojnë se pluralizmi politik në Shqipëri ka tre dekada që ka ardhur dhe njëkohësisht të kuptojnë dhe një gjë që nuk ua thonë  dot ambasadorët. Se ndoshta nuk i lënë që ta thonë këtë gjë, por ua them unë, ua kam thënë dhe ambasadorëve, jua kam thënë dhe palëve: pa zgjedhje dhe jo vetëm gjithëpërfshirëse, por me standardet më të mira, të paktën se zgjedhjet e mëparshme, nuk ka çelje negociatash. Kjo është e sigurt dhe për këtë më besoni mua unë, jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më tani në mëngjes.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.