PENDAROVSKI PËR “SHPIGEL”: Plani B është fillimi i negociatave në fund të vitit

në kategorine Maqedoni

Marrëveshja e Prespës kërkonte guxim dhe vizion të madh, besoj se këtë e kanë kuptuar edhe në Gjermani. Për këtë Maqedonia e Veriut nuk ka plan B. Plani ynë B është fillimi i negociatave në fund të vitit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për edicionin e internetit të gazetës gjermane “Shpigel”.

Gazeta gjermane intervistën me Pendarovskin, të publikuar pak para fillimit të vizitës së tij dyditore në Gjermani, e fillon me Marrëveshjen e Prespës, për të cilën thotë se është e pa precedent në historinë më të re të Ballkanit.

Gazeta vlerëson se “asnjë vend nuk e kuptoi seriozisht si Maqedonia” atë se “parimi më i rëndësishëm i politikës së Brukselit drejtë Ballkanit Perëndimor” është “zgjidhja paqësore e konflikteve dhe bashkëpunimi rajonal”, për çka dëshmon edhe “përcaktimi i shtuar gjeografik e Veriut në emrin e shtetit”.

Pendarovski, duke folur për votimin e shtyrë në Bundestag, në intervistë shfaq optimizëm të theksuar në kuptim të marrjes së terminit për fillimin e negociatave për hyrje në BE.

“Besoj se nuk ekzistojnë vërejtje më të thella kundër fillimit të negociatave për anëtarësim, por vetëm shtyrje teknike. Gjermania është partneri ynë më i rëndësishëm, ajo ishte një nga faktorët në Marrëveshjen e Prespës dhe në Berlin shumë mirë e njohin situatën politike në vendin tonë”, thotë Pendarovski për “Shpigel”.

Gazeta në intervistë flet edhe për vendosjen në një pako të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe marrjes së terminit të përbashkët për fillimin e negociatave për anëtarësim, ku vlerëson se megjithatë problemet e vendit tonë me sundimin e së drejtës dhe me korrupsionin janë më të vogla në krahasim me, situatën politike kaotike në Shqipëri.

“Qeveria e tanishme mundet dhe duhet të jetë më e qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe ta udhëheqë në mënyrë më konsistente evropiane, këtu ende ekziston hapësirë e lirë”, thotë Pendarovski në intervistën për “Shpigel”.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.