Nesër fillon dezinsektimi në Fushë Kosovë

në kategorine Kosovë

Në shumë qytete të Kosova ka filluar të bëhet dezinfektimi hapësinor.

Nesër do të bëhet në komunën e Fushë Kosovës, kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e komunës, njofton Klan Kosova.

Njoftim për qytetarët e Fushë-Kosovës

Me datë 26.06.2019 ( e mërkurë) duke filluar nga ora 20 h, do të filloi Dezinsektimi hapësinor – faza e parë në qytetin e Fushë-Kosovës.

Dezinsektimi bëhet me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit publik tё qytetarëve.

Apelojmë te qytetaret që nga ora 20h-24h, ti mbajnë dritaret të mbyllura.

Dezinsektimi do të bëhet me preparate ekologjike.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.