Ndodh edhe kjo: Mërgimtari dërgon drogë me postë në Prishtinë

në kategorine Kosovë

Rreth 120 gramë drogë ishin
nisur përmes postës nga Gjermania për në Kosovë. Policia raporton se zyrtarët
për zhdoganim postar në janar kanë pranuar një dërgesë nga Gjermania dhe gjatë
kontrollimit është vërejtur një substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth
120 gramë.

Lidhur me rastin më 21 qershor
rreth orës 11:30 me urdhër të gjykatës është bastisur prona e të dyshuarit, por
nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është
intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Zyra për zhdoganim postar,
Prishtinë 08.01.019 – 10:00. Raportohet se zyrtarët për zhdoganim postar kanë
pranuar një dërgesë nga Gjermania dhe gjatë kontrollimit është vërejtur
një substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 120 gramë. Lidhur me rastin me
datën 21.06.2019 rreth orës 11:30 me urdhër të gjykatës është bastisur prona e
të dyshuarit mashkull K-Shqiptar por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me
vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë
të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.