Miliarderët amerikanë mbështesin taksimin e pasurisë së tyre

në kategorine Lajme/Stardust

Një grup i vogël miliarderësh amerikanë i kanë kërkuar kandidatëve të Shtëpisë së Bardhë që të taksohen më shumë.

Në një letër të publikuar sot, ky grup amerikanësh shumë të pasur mbështet idenë e taksës mbi pasurinë.

“Ne i shkruajmë të gjithë kandidatëve në presidencë, qoftë republikanë apo demokratë, për të mbështetur një taksë të moderuar mbi pasurinë e një të dhjetës së 1% të amerikanëve më të pasur, që jemi ne”, thekson ky grupim miliarderësh.

Pasuria e këtij grupi që përfaqëson 0,1% të popullsisë është gati aq e madhe sa 90% e pasurisë që përfaqëson 90% e popullsisë amerikane./Atsh/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.