Haradinaj i fton shqiptarët e diasporës të shkojnë në ‘Alba Festival’

në kategorine Kosovë

Datat 29 dhe 30 qershor janë të rezervuara për festivalin ‘Alba Festival’ në Cyrih të Zvicrës.

Pjesë e këtij festivali do të jenë artistët më të njohur shqiptarë në botë e në mesin e tyre edhe Rita Ora, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se ky festival shpalosë vlerat shqiptare dhe u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Evropë që të mbështesin dhe përkrahin këtë ngjarje të madhe.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre. Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës.

 

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.