Haradinaj: Gjendja në veri është inskenim

në kategorine Kosovë

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri i
vendin Ramush Haradinaj ka folur për gjendjen në veri e cila u fol këto ditë si
diçka katastrofale, shkruan Kosova.info.

Ai e komentoi këtë duke thënë se e gjitha kjo është
një inskenim dhe se në këtë punë ka njerëz të involvuar

“Nëse e marrim periudhën e dimrit kur ka pas
borë e ska pas rrugë alternative funksionale, ska pasë rrugë alternative
funksionale, ka pasë produkte edhe tani ne jemi në dijeni dy tri javë përpara
për këtë plan të tillë të improvizimit të një krize humanitare, duke i bartë
produktet nëpër shtëpia, nëpër objekte tjera, kemi edhe prova të këtij skenari,
njerëzit e involvuar”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar dhe
se nuk ka mungesë të asnjë produkti.

“Ne nuk do të lejojmë që të mungojë asnjë produkt
po ashtu do të dekonspirojmë projekte të tilla që janë të çuditshme që nuk i
takojnë këtij shekulli. Ne e dimë që target kohë e kanë të enjten që me e
akzitivu këtë skenar. Ekziston një tendencë që me na detyru si Kosovë me i
mbyll para kontrabandës pra nuk guxojmë me e leju këtë jo për shkak të ndonjë
produkti ushqimor”, tha ndër të tjerash Haradinaj.

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.