Hajdari: Meta-Rama përplasen për interesat e veta, jo për Shqipërinë

në kategorine Shqipëri

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka komentuar situatën e tensionuar politike në vend.

 

Në një postim në “Facebook”, Hajdari shprehet se çdo hap drejt acarimit dhe ekstremizmit të pozicioneve Meta-Rama nuk është gjë tjetër veçse një sfidë personale mes dy liderave.

 

Sipas Hajdarit, përplasja mes Ramës dhe Metës nuk ëhstë një qëndrim pro interest të Shqipërisë.

 

“Çdo hap drejt acarimit të gjendjes dhe ekstremizimit të pozicioneve Meta-Rama nuk është asgjë tjetër veç se një sfidë personale dhe jo një qëndrim pro interesit të Shqipërisë”

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.