GRUBI: Policia financiare të sqarohet për aksionin në LUBOTEN

në kategorine Maqedoni

Pas aksionit policor të konfiskimit të duhanit që u realizua nga një numër i madh i forcave policore, mëngjesin e ditës së martë në fshatin Luboten të Shkupit, ka reaguar edhe deputeti dhe i BDI-së, Artan Grubi.

Ai thekson se policia Financiare duhet të sqaron dhe arsyeton në bazë të cilave vlerësime kishte nevojë për këtë përdorim kaq të shtuar dhe serioz të policisë në Luboten, transmeton gazeta KOHA.

“Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme dhe të kundër efektshme edhe në rast se ka pasur ndonjë dyshim për keqpërdorim, i cili duhet të sanksionohet, proporcionalisht, nëse vërtetohet”, thekson deputeti Grubi në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, qytetarët e Lubetenit thonë se kultivimi i duhanit është e vetmja mënyrë për të siguruar ekzistencën e tyre. Ndërsa partitë opozitare shqiptare kanë akuzuar se shumica parlamentare mundohet të fsheh dështimin e “fshesës” me aksione të tilla. (koha.mk)

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.