Digjet një pjesë e Gjykatës Themelore të Pejës

në kategorine Kosovë

Mbrëmë rreth orës 23:08, një zjarr ka kapluar një pjesë të Gjykatës Themelore të Pejës, njofton Klan Kosova.

Rastin për medial.mk e ka konfirmuar zëdhënësi  i policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili tha se policia është informuar se mbrëmë ka dalë nj tym prej një pjese të Gjykatës por reagimi i të gjitha njësive ka qenë i shpejtë.

Zjarri ka arritur t fiket menjëherë.

Sipas Ibrajt, zjarri ka ndodhur n katin përdhese dhe se janë shkaktuar disa dëme.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.