“Ligjet” debat për shkarkimin e Metës, opozita e re qëndrim neutral

në kategorine Shqipëri

Kam mjaftuar nje jave dhe dy mbledhje qe Komisioni i Ligjeve te mbylle diskutimin ne lidhje me kerkesen e socialisteve per te shkarkuar kryetarin e shtetit Ilir Meta.

Deputetet e mazhorances ka renditur arsyet pse nxjerrja e dekretit per anullimin e dates se zgjedhjeve eshte nje shkelje e rende kushtetuese duke nisur se pari nga fakti qe ligji themeltar i shtetit nuk ia jep presidentit kete te drejte e deri tek fakti qe Meta nuk ka caktuar asnjë date te re zgjedhjesh duke çuar ne shkeljen e mandatit kushtetues te kryetareve te bashkive

 

Ashtu si dhe ne debatin per rezoluten kunder presidentit, edhe ne debatin per shkarkimin e Ilir Metes; opozita parlamentare ka preferuar te mbaje nje qëndrim te baraslarguar nga te dy palet

 

Me mbylljen e diskutimeve, te merkuren komisioni i ligjeve do te vendose nese ndaj kryetarit te shtetit Ilir Meta do te ngrihet nje komision hetimor apo jo; por nisur nga debatet e deritanishme nuk ka asnjë dyshim se komisioni do te votoje pro hetimit parlamentar.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.