Ramush Haradinaj: Harry Bajraktari ka bërë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

në kategorine Kosovë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se është kënaqësi ta vizitojë mikun e tij, Harry Bajraktarin, shqiptarin që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane, njofton Klan Kosova.

Ai tha se Bajraktari ka bërë shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve.

“Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë ndër njerëzit më meritor të atdheut tonë. Çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.