NDËRROHEN ROLET, TEVDOVSKI këshilltar i ZAEVIT

në kategorine Lajme/Maqedoni

Kryeministri Zaev nga Vallandova njoftoi se gjatë ditës do të dorëzojë në Kuvend emrat e ministrave të rinj.

Zaev njoftoi se ai do të udhëheqë me resorin e financave, derisa Tevdovski do jetë përreth thij si këshilltar, ndërsa ministër i bujqësisë është caktuar Trajan Dimkovski.

Siç lajmëroi Alsat-M ditë më parë, ministër i ri për ekologji do të emërohet Naser Nuredini, djalë i biznesmenit të njohur në Vjenë të Austrisë me prejardhje tetovare Aki Nuredini, derisa ministri i deri tanishëm Sadulla Duraku do të duhet të emërohet Ministër për sistem politik.

Ministër i kulturës është propozuar Hysni Ismaili nga Alternativa e Afrim Gashit.

Me propozimin e emrave të ministrave të rinj RDK-ja mbetet pa ministri pasi me Pushtetin Lokal do të udhëheqë kreu i PLD-së  Goran Milevski./ALSAT-M/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.