FOTO/ Pushime përrallore, Cristiano Ronaldo kampion në bakshishe

në kategorine Sport

Kampion në fushë, por edhe në bakshishe. Kur bëhet fjalë për të kaluar pushime të qeta, Cristiano Ronaldo nuk pyet për shpenzimet. Kështu, pasi pagoi 8 mijë euro natën për akomodimin në një resort luksoz dhe eksluziv në Greqi, CR7 mendoi edhe për stafin që I shërbeu.

Sipas mediave lokale, për t’i falenderuar ata mbi të gjitha për garantimin e privatësisë, ai la bakshish 20 mijë euro për stafin e “Royal Villa Methoni”.

Pas këtij lajmi duhet të jenë të gëzuar edhe pjestarët e jahtit, ky ylli i Juventusit po vazhdon pushimet e tij në Costa Azzurra.
(balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.