Deklarohet Agim Veliu: S’ka pasur rrahje, por vetëm shtyrje

në kategorine Kosovë

Ndonëse videot që qarkullojnë në internet tregojnë një realitet krejt tjetër, Veliu, për “Bota sot”, tha se nuk ka pas përplasje fizike përveç disa konfrontimeve verbale.

Kryetari i Podujevës, gjegjësisht edhe anëtarë në kryesi të LDK-së, Agim Veliu për “Bota sot”, tha se në Podujevë nuk ka ndodh asgjë dhe se gjithçka ka shkuar mbarë.

“Jo jo ka ndodhur kurrfarë rrahje, aty është votu me votim të fshehtë. Tjetër janë disa shtyrje, mundet me pas paqartësi. Gjithçka ka shku mbarë e mirë. Fillimi ka qenë në kuadër të qartësimeve kush është i asaj pjese kush nuk është, a ka dikush brenda që don me ba ndonjë sherr. Por në fund të fundit kurrfarë problemi nuk ka ndodh, iu kanë nënshtruar votimit të fshehtë, janë numëruar votat dhe gjithçka ka shku në rregull”, tha ai.

Ndryshe, është raportuar se të dielën në shkollën fillore “Ibrahim Rugova” në Podujevë ishte paraparë të mbahej procesi zgjedhor i LDK-së.

Mirëpo, i njëjti është ndërprerë, pasi që disa persona kanë filluar të përplasen mes vete.

Burimi: http://kosova.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.