Takim i parë i grupit ndërkombëtare të ekspertëve mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë

në kategorine Maqedoni

Shkup, 22 qershor 2019 (MEDIAL) – Grupi ndërkombëtar i ekspertëve ndërmjet Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Greqisë sot në Shkup zhvilloi takimin e parë dhe i inkurajon komunitetet e biznesit të të dy vendeve që të fillojnë dialogun e tyre në frymën e Marrëveshjes së Prespës.

Grupi i ekspertëve, nën udhëheqjen e shefit të delegacionit të vendit tonë, prof. Gjorgji Filipov dhe kreut të delegacionit të Greqisë, prof. Fotini Papartis, gjatë takimit, shkëmbyen mendime dhe diskutuan Rregulloren e punës të grupit ndërkombëtar të ekspertëve, duke marrë parasysh konkluzionet e takimeve të mëparshme të mbajtura në Selanik.

Udhëheqësit e të dy vendeve, thuhet në kumtesë, u pajtuan që takimi i radhës duhet të mbahet në Athinë në datë që do të caktohet paraprakisht dhe mundësisht të mbahet në javën e parë të nëntorit të vitit 2019.

Grupi ndërkombëtar i ekspertëve është krijua në përputhje me nenin 1, paragrafi 3, të Marrëveshjes përfundimtare për të zgjidhur ndryshimet e përshkruara në Rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke ndërprerë vlefshmërisë të Marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe për të krijuar partneritet strategjik midis palëve, e lidhur në Prespë më 17 qershor 2018.

Grupi ndërkombëtar i ekspertëve, thuhet në kumtesë, i ka inkurajuar bashkësitë e biznesit të dy vendeve të fillojnë dialog në frymën e Marrëveshjes së Prespës.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.