Patozi: Protestat një marrëzi politike, s’ka forcë në tokë që ndalon 30 qershorin

në kategorine Shqipëri

Astrit Patozit, kryetar i Bindjes Demokratike i ka cilesuar protestat e opozitës si një marrëzi politike.

Nga Korca ku zhvilloi një takim me simpatizantë të forcës që ai drejton, Patozi tha se pushteti nuk mund të merret dhe dhunë.

 

Ajo proteste ishte epilogu i nje marrezie politike ne kemi qene gjithmone kunder djegies se mandateve kunder daljes ne rruge, kunder revolucionit, kunder goditjes se pushtetit me dhune. Une mendoj se zgjedhjet jane i vetmi instrument qe mund ti ndryshoje gjerat ne Shqiperi sepse jemi force politike e djathte jemi force politike perendimore.

 

Patozi ka komentuar edhe dekretin e presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve në 30 qershor. Sipas tij lëvizja e kreut të shtetit do të marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor.

 

Mendoj qe kjo eshte ne kuadrin e nje marrezie politike dhe kjo do marre pergjigjen e merituar ne 30 qershor. Nuk ka force ne kete toke dhe jashte kesaj toke qe mund te ndaloj vullnetin e zgjedhesve shqiptare per te ndryshuar qeverisjen e tyre . Koshienca e shqiptareve dhe pjekuria politike e shqiptareve do jete ajo qe do i jape tonin e zgjedhjeve te 30 qershorit por sigurisht edhe faktori nderkombetar ka luajtur rolin e vet pozitiv ne zgjidhjen e kesaj krize.

 

Sa i perket publikimit të audio- përgjimeve, kreu i bindjes thotë se rilindja duhet ë mbajë përgjegjësi, por ndryshimi vjen vetëm me votë.

 

Jane nje shfaqje e shemtuar e asaj qe ka ndodhur ne zgjedhjet tona kur Rilindja eshte pergjegjese por sigurisht qe s’ka instrument tjetër sipas nesh per ta ndryshuar qeverisjen e keqe sesa zgjedhjet.

 

Patozi  u kërkoi korcarëve të votojnë Bindjen Demokratike, si një forcë e re e prespektivës, e cila është themeluar në kulmin e presionit politikë.

 

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.