Hyseni: Të tjera projekte transformuese për Sarandën

në kategorine Shqipëri

TIRANE, 22 qershor/MEDIAL/-  Deputeti i PS, Alket Hyseni, gjatë takimit elektoral në Sarandë për prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie, Adrian Gurma, u shpreh se “ nga kjo rrugë që ka emrin e flamurit, falenderojmë qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama për fjalën e mbajtur për qytetin e Sarandës”.
Hyseni tha se investime të shumta kanë përfunduar në Sarandë. Prioritet  i Qeverisë ka qenë ndërtimi i rrugës e Skërficës, ku për ndërtimin e saj janë dhënë 100 milion euro. Rruga e hyrjes në Sarandës ka përfunduar, gjithashtu dhe rruga e 5-të. Investime janë kryer për shkallaret e bukura të qytetit të cilat janë model”.
Deputeti theksoi se ”gjatë këtij 4 vjeçari, do të investohet akoma më shumë pasi do të fillojmë me rikonstruksionin e shëtitores, shumë e shumë vepra të tjera në infrastrukturë do të realizohen. Spitali i qytetit do të jetë një tjetër investim. Në arsim kemi bërë Ekokampusin, që do të inaugurohet në shator. Gjimnazi gjithashtu do të inaugurohet në shator”.
Hyseni tha se ”Saranda është transformuar në këto vite, janë bërë shumë punë, e do të bëhen akoma më shumë, me një njeri siç është Adi Gurma , mjeku i cili do të shërojë Sarandën”.
.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.