(FOTO) LSDM: Paratë po u kthehen qytetarëve, ekonomia po rritet

në kategorine Maqedoni

LSDM-ja ka lëshuar një deklaratë ku theksohet se paga mesatare është rritur për 2.000 denarë dhe për herë të parë në shtet kthehen para nga TVSh-ja për qytetarët. “Në mënyrë të drejtpërdrejt nga Buxheti, qytetarëve u kthehet një pjesë e tatimit të paguar të vlerës së shtuar”, thekson partia në pushtet.

LSDM përmend të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika, ku theksohet se paga mesatare në muajin prill ka qenë 24.785 denarë dhe është për 3.5 për qind më e madhe se e prillit të vitit 2018. “Për vetëm dy vjet ekonomia përsëri rritet dhe zhvillohet, pas disa viteve varfëri dhe ngecje. Kemi ekonomi të vërtetë, konkurrente dhe të fuqishme që krijon mundësi për të gjithë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.