Elezi: Pabarazia mund të ulet me investim në arsim, shëndetësi dhe kujdes social

në kategorine Maqedoni

Shkup, 22 qershor 2019 (MEDIAL) – Përmes zbatimit të reformave ekonomike dhe investimeve kapitalin në resurse njerëzore, shëndetësi, arsim dhe kujdes social, pabarazia mund të reduktohet dhe të arrihet një sistem më i drejtë për të gjithë. Kjo u theksua në pjesën qendrore të takimit të konferencës holandezo-belge, që u mbajt në Shkup, ku pjesëmarrësve ju drejtua edhe kryeministri Zoran Zaev.

Zëvendësministrja e Financave, siç thuhet në kumtesë vë në dukje se reformat e fundit tek financat publike dhe vendosja e disiplinës fiskale ka krijuar hapësirën fiskale për të rritur investimet në resurset njerëzore.

“Investimi i ulët në resurset njerëzore rezultoi më parë në një indeks të ulët të zhvillimit, dmth ulet produktiviteti i mundshëm tek qytetarët për shkak të investimeve të ulëta në arsim, shëndetësi dhe kujdes social. Prandaj, angazhimi ynë, ndryshe nga vite më parë, është që të investojmë më shumë vëmendje dhe financa në potencialin njerëzor. Përveç reformës sociale kemi ndarë më shumë fonde për masat aktive të punësimit, për ndërtimin e kopshteve të reja, të cilat projekte realizohen edhe me mbështetjen e BE-së dhe Bankës Botërore. Për më tepër, ne po rrisim vazhdimisht fondet për shëndetësi dhe arsim, duke përfshirë këtu rritjen e pagave të mjekëve dhe mësimdhënësve. Këto janë lidhjet më të rëndësishme”, kështu theksoi zëvendësministrja Elezi.

Në këtë takim të pranishëm ishin ministra të financave, guvernator të bankave qendrore, zyrtarë të lartë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë, kurse temë e diskutimit ishte “Si të merrni një sistem më të drejtë për të gjithë”.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.