Prezantim i hulumtimit për autonominë universitare

në kategorine Lajme

Sindikata e Pavarur Akademike dhe Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni sot do t’i prezantojnë rezultatet nga hulumtimi i zbatuar në kuadër të projektit “Autonomi universitare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut:status dhe perceptime”.

Më këtë prezantim, siç sqarojnë organizatorët, do të rritet informimi i opinionit të gjerë për gjendjen aktuale me autonominë universitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, statusi i saj dhe perceptimet, si dhe të kontribuohet për avancimin e saj.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.