Mot me diell dhe vranësira për sot

në kategorine Kosovë

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius”.

“Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 m/s”, thonë nga IHMK.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.