HOXHA: Enti statistikor, gjenerator i krizës së procesit të regjistrimit

në kategorine Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha në emisionin “Click Plus” ka folur rreth regjistrimit të popullsisë dhe pritshmëritë nga ky proces.

“Enti statistikor është gjeneratori i krizës së procesit të regjistrimit të popullsisë, duke dështuar që të organizoi një proces kaq të rëndësishëm dhe të jetë në të mirën e gjithë qytetarëve”, ka thënë Hoxha i BESËS.

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut do të mbahet në prill të vitin 2020, ndërsa procedura për këtë proces, tashmë ka filluar.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.