(VIDEO) Nga 1 korriku starton projekti për kthimin e TVSH-së

në kategorine Biznes/Ekonomi/Lajme/Maqedoni

Projekti i cili u premtua si një nga të parat që nga fushata parazgjedhore e LSDM-së, kthimi i 15 për qind të TVSH-së, tek qytetarët do të filloj të zbatohet nga 1 korriku, ka njoftuar sot kryeministri Zoran Zaev, i cili ka shtuar se është plotësuar edhe një premtim për kthimin e parave tek qytetarët, masë e cila do të vlej nyejt për të gjithë, dhe me të cilën qytetarët do të ndihmojnë në luftën kundër ekonomisë gri.
Të gjithë qytetarët nga mosha 15 vjeçare do të kenë të drejtë kthimit të TVSH-së në çdo llogari fiskale deri në 500 euro.
Ministri i financave Dragan Tevdovski shpjegoi se qytetarët në afat prej 10 ditë nga momenti që e marrin llogarinë fiskale duhet të dërgojnë kod të skanuar të llogarisë nëpërmjet aplikacionit të DAP-it, pasi të regjistrohen në sistem.
Parat do të jepen çdo tre muaj, ndërsa pagesa e parë do të bëhet në dhjetor, më pas në shkurt, mars dhe gusht.
Një familje katër anëtarësh pritet të inkasoj rreth 28.800 denarë, para për të cilat qytetarët nuk do të paguajnë tatim personal.
“Qytetarët ndershëm do të kërkojnë llogari fiskale, ndërsa shteti po ashtu do në mënyrë të ndershme do të ju kthej 15 për qind nga TVSH-ja”, tha kryeministri Zaev, raporton SHENJA, i cili vlerësoi se bëhet fjalë për projekt të përpunuar mirë dhe i gatshëm të filloj pa probleme. /SHENJA/

Поврат на 15% од платен ДДВ кај граѓаните [19.06.2019]

Следете ја во живо прес-конференцијата на која ќе информираме за почеток на мерката поврат на 15% од платен ДДВ кај граѓаните

Publiée par Zoran Zaev sur Mercredi 19 juin 2019

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.