Të arrestohet kushdo që ka përgjegjësi penale për blerjen e votës

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 19 qershor/MEDIAL/- Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi sot se “prokuroria duhet të hetojë dhe në fund do të duhet të arrestojë përgjegjësit nga përgjimet e Bild, nëse arrihet të gjenden prova për blerje votash”.
I ftuar në një emision televiziv Balla tha se “nëse ka përgjegjësi penale kushdo që e ka bërë të arrestohet”.
“Nga këto përgjime nuk kam asnjë shqetësim, kjo prokurori nuk duhet ti mbajë këto dosje në sirtar”, – tha Balla.
Sipas tij, fajësitë dhe përgjegjësitë në një vend demokratik i përcakton drejtësia./k.s/j.p/
.

Artikulli paraprakDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përgjigje Metës: Garantojmë normalitet të plotë

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.