SHBA: Presim BE këtë vit të sjellë vendim për negociata me Maqedoninë e Veriut

në kategorine Maqedoni

SHBA-ja fuqimisht beson se Maqedonia e Veriut duhet të marrë datë për fillimin e negociatave sa më parë që është e mundur, deklaroi sot u.d. ambasadorja e SHBA-së në vend, Mikaela Shvajcer-Blum.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara fuqimisht beson se Maqedonia e Veriut meriton datë për hapjen e negociatave sa më parë që është e mundur. Ne e morëm parasysh deklaratën e takimit mbrëmë dhe jemi të inkurajuar se BE do të sjellë vendim Maqedonia e Veriut t’i hap negociatat inkuadruese këtë vit”, tha Shvajcer-Blum në deklaratën për RTVM lidhur me negociatat inkuadruese për vendin, të publikuar në statusin në fb të Ambasadës së Amerikës.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së, dje në Luksemburg sollën vendim sipas të cilit vendet anëtare të Unionit do t’i kthehen çështjeve për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më së voni në tetor 2019.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.