Sezoni turistik/ Rritet numri i udhëtarëve me tragete në portin e Durrësit

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 19 qershor/MEDIAL/- Mbi 5,800 udhëtarë me më shumë se 1,100 autovetura kanë shfrytëzuar gjatë kësaj fundjave tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.
Stina e verës dhe mbërritja e bashkatdhetarëve dhe turistëve të huaj përpushime e kanë rritur numrin e udhëtarëve me tragete drejt Durrësit.
Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës mësohet se nga e premtja deri të dielën 3,138 udhëtarë me 670 autovetura kanë mbërritur me tragete në portin më të madhtë vendit, ndërkaq 2,686 udhëtarë të tjerë me 447 autovetura janë nisur drejtBarit dhe Ankonës.
Gjatë periudhës së fundit treditore, 14-16 qershor janë transportuar metragete edhe 889 kamionë dhe trajlerë me mallra të ndryshme gjithsej.
Përpunimi i udhëtarëve dhe automjeteve në terminalin e trageteve ështëkryer brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, falë bashkëpunimit tëorganizmave portualë dhe agjencive me FSPD dhe Policinë Kufitare./k.s/j.p/
.

Artikulli paraprakCakaj: Opozita, pengesë shtesë për çeljen e negociatave

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.