Përgjimi 4/ Gjiknuri-Imer Lalës: Tërmet, tërmet, 1 mijë vota plus

në kategorine Shqipëri

Në audio-përgjimin numër 4 te materialeve të reja që dolën nga BILD këtë të mërkurë, është kapur një bisede mes Imer Lalës dhe Damian Gjiknurit, në atë kohë ministër dhe drejtues politik I PS në Dibër.

Gjiknuri dhe Lala I gëzohen fitores spektakolare në Dibër.

 

 

Imer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Obob, Tërmet i q…nanën.
Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Imer Lala: Ej…

Gjiknuri. Hë…

Imer Lala:  Po më shkruante ai robi.

Gjiknuri: Ehë.

Imer Lala: I thashë unë a po fle gjumë. Jo mor tha s’po më zë gjumi,  jam habit me Selishtën dhe Luzninë . I thashë s’e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!
Imer Lala: Hajde më qafsh, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë ( vota diference).
Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty. (qeshin). Hajde vëlla çiao

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.