Këshilli i BE-së thekson vlerën dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës

në kategorine Lajme/Maqedoni

Këshilli jo vetëm që e përshëndet Marrëveshjen e Pespës,  por e thekson edhe vlerën  e zbatimit të tij,  ndërsa me atë BE-ja merr rol në ndjekjen  e implementimit të  besueshëm,  komentojnë burimet qeveritare greke për konkluzionet e djeshme  të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare  në Bashkimin Evropian në lidhje me Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Këshilli për herë të parë, jo vetëm që e përshëndet si historike Marrëveshjen e Prespës,  duke e potencuar vlerën e saj për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut,  por e thekson edhe vlerën e zbatimit të tij. Në këtë mënyrë BE-ja merr rol  në ndjekjen e implementimit të Marrëveshjes së Prespës”, komentojnë burimet qeveritare greke.

Në lidhje me Turqinë, burimet e njëjta  thonë se BE-ja për herë të parë vendos për masat e Ankarasë “për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe konkretisht për aktivitetet në zonën ekonomike ekskluzive qipriote”.

Për Shqipërinë, burimet qeveritare greke komentojnë se “për herë të parë Këshilli zyrtarisht  e vendos mbrojtjen e të drejtave të pronësisë dhe të drejtën e vetëpërcaktimit, si kriter për procesin inkuadrues”.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.