KTHIMI I TVSH-së, deri në fund të javës jepen udhëzimet

në kategorine Biznes/Ekonomi/Lajme

Biznesmenët e zonës industriale në Vizbeg sot me protestë paralajmëruese bllokuan rrugën drejt Kosovës. Ndjehen të revoltuar pasi aktivitetet ndërtimore në urën e lumit Seravë që gjendet në këtë rrugë, tashmë dy muaj e pengojnë qarkullimin i cili zhvillohet në kushte të rënda dhe me pengesa. Kërkojnë nga Qyteti i Shkupit si investitor i këtij intervenimi që ta përshpejtojnë riparimin dhe punët ndërtimore të bëhen gjatë natës kur nuk ka qarkullim të madh.

Ky problem akut po ndodh tashmë 90 ditë. Kjo çmenduri ku pengohet qarkullimi i automjeteve dhe formave të tjera të komunikacionit bëhet shkaku se punët ndërtimorë nuk realizohen me dinamikën e paraparë. Kjo duhet të bëhet sa më shpejtë”.- theksoi Taip Jakupi- anëtar i Këshillit drejtues, shoqata zona industriale Vizbeg

Biznesmenët nga ana tjetër thonë se riparimi i ngadalshëm i urës dëmton biznesin. Në këtë zonë operojnë 300 kompani me mbi 6000 punëtorë.

Tërësisht është prishur produktiviteti i funksionimit të kompanive për shkak se pengohet qarkullimi i transportit. Nuk bëhet fjalë vetëm për shkuarje dhe ardhje në punë, por ka kompani që merren me shërbime transporti”.- u shpreh Tanja Kronevska- anëtare e Këshillit drejtues, shoqata zona industriale Vizbeg

Biznesmenët gjithashtu thonë se gati dy muaj punohet vetëm në riparimin e lidhësve të urës ndërsa punët ndërtimore i realizojnë vetëm dy persona. Nuk ka sinjalizim të vendosur e as tabelë informimi se kush është realizuesi i punimeve e kush investitor. Shtojnë se nëse nuk dëgjohen apelet e tyre, do t’i radikalizojnë protestat.

Do të ndërmarrim masa të tjera. Ne në zonën Vizbeg kemi punonjës për ta bllokuar tërë rrugën drejt Kosovës dhe unazën që çon në Qytetin e Shkupit, ku kalojnë shumë makina”.- tha Nexhat Shaimi- anëtar i Këshillit drejtues, shoqata zona industriale Vizbeg

Nga Qyteti i Shkupit si reagim ndaj protestës së biznesmenëve apelojnë që të tregojnë kuptim. Shprehen se riparimi i urës bëhet tani për shkak të frekuentimit më të ulët të makinave nëpër qytet. Pohojnë se riparimi i urës planifikohet të mbarojë për 60 ditë, por për shkak të procesit të forcimit të betonit prej 28 ditëve, aktivitetet ndërtimore në terren realizohen vetëm gjatë katër ditëve. Më tej shprehen se punët ndërtimore do të mbarojmë më 2 korrik përkatësisht brenda 2 javëve.

/Alsat-M/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.