(FOTO) “ZI E BARDHË” mjuzikëlli parë në Maqedoninë e Veriut

në kategorine Kulturë/Maqedoni

Në Qendrën kulturore rinore sonte premierë do të shfaqet filmi i parë mjuzikëll nga Maqedonia e Veriut me metrazh të shkurtë “Zi e bardhë” në regji të Sandra Gjorgjievës.

Filmi e ndjek rrëfimin e Jovanës, një grua e re e punësuar në agjenci turistike, e cila i plotëson kërkesat e të gjithëve me qëllim që të pranohet dhe njihet. Por, edhe krahas përkushtimit të saj dhe punës së mundimshme, Jovana nuk është e respektuar dhe e çmuar nga bashkëpunëtorit e saj dhe ajo kësaj i kundërshtohet përmes muzikës dhe vallëzimit. Lufta e saj për respekt dhe njohje dëmshëm ndikon edhe ndaj raportit me vajzën e saj.

Rolin e Jovanës e luan aktorja Jelena Jovanova. Krahas asaj në film aktrojnë edhe Jordan Simonov, Zhaklina Petrovska, Kujtime Ahmeti, Driton Neziri…

Skenari, regjia dhe montazha janë të Gjorgjievës, ndërsa drejtor i fotografisë është Darko Elek. Koreografia është e Irena Lozinskës, ndërsa kompozitor është Filip Stevanovski.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.