DREJT ULJES SË PABARAZISË, numrat inkurajojnë

në kategorine Biznes/Ekonomi/Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut trendet tregojnë stagnim të përshkallëzuar, gjegjësisht uljen e shkallës së pabarazisë, thotë guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska Bezhoska.

“Pabarazia nuk është çështje e kompetencave të Bankës Qendrore, por ne gjithsesi i ndjekim dhe analizojmë numrat dhe inkurajojnë numrat të cilat qojnë në stagnim të përshkallëzuar, gjegjësisht uljen e pabarazisë në rastin tonë. Përndryshe në korniza globale kjo është çështje shumë aktuale e cila diskutohet veçanërisht në dekadën e fundit në korniza botërore ku vërehet trend i mëtutjeshëm i rritjes së pabarazisë në shoqëritë. Veçanërisht ky është rast në ekonominë amerikane dhe prej atje fokus i madh në këtë çështje jo vetëm për diagnostikim, por edhe e masave dhe politikave drejtë të cilave duhet të drejtohen bartësit e politikave me qëllim menaxhimin me këtë sfidë globale”, tha Angellovska-Bezhovska në deklaratë për gazetarët me rastin e takimit të ardhshëm të Konsituencës së BB-së dhe FMN-së që këtë fundjavë do të mbahet në Shkup.

Për ministrin e Financave Dragan Tevdovski tema e Konstituencës ka të bëjë me fokusin kryesor të Qeverisë, sepse masat të cilat i ndërmarrin janë në drejtim të uljes së pabarazisë, siç është tatimimi i drejtë me qëllim sigurimin e mjeteve shtesë për reformë sociale.

“Ne si vend jemi të parët në rajon që vendosën të ardhura minimale adekuate, me atë shumëfish i rritëm transferet sociale drejtë kategorive më të ndjeshme të qytetarëve. Analiza e OJQ-së tregoi se këto dy masa – tatimimi i drejtë dhe reforma e mbrojtjes sociale në mënyrë praktike do ta ulë madje edhe do ta largojë varfërinë absolute në vend”, tha Tevdovski duke përkujtuar një nga masat e para të Qeverisë që ishte ulja e pagës minimale në fillim të mandatit.

Shtoi se po vërehen rezultate edhe në pjesën e pagave të cilat rriten, thotë me dinamikë më të fuqishme.

“Tatimimi i drejtë përkundër të shumtëve të cilët jepnin skenare apokaliptike se persona do të emigrojnë dhe firma do të hapen jashtë vendit, kjo nuk ndodhi. Përkundrazi numrat nga Enti Shtetëror i Statistikës, por edhe institucioneve të tjera relevante tregojnë se pagat po rriten me tempo më të madhe se paraprakisht. Në IT sektorin pagat po rriten për 5,5 për qind, punësimi rritet edhe në nivelin e përgjithshëm dhe te rinjtë, dhe tregohet se shkojmë në drejtim të duhur drejtë shoqërisë së drejtë”, theksoi Tevdovski duke treguar edhe rritjen më të madhe të vërejtur të prodhimtarisë industriale, të eksportit, të punësimit si themele të shoqërisë më të drejtë.

Në fund të javës paralajmëroi se do të promovohet edhe masa për kthimin e TVSH-së për personat fizikë e cila duhet të fillojë nga 1 korriku, ndërsa është pjesë e programit të Qeverisë.

Si deri te shoqëria më e drejtë deri në sistem më të drejtë është tema në fokusin edhe të takimit të Konstituencës Holandeze-belge pranë Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili nga 21 deri në 23 qershor do të mbahet në Shkup.

Nikoqir i takimit i cili ka ndikim të madh ndërkombëtar  janë Banka Botërore dhe Ministria e Financave. Siç theksuan në takimin me gazetarët guvernatorja e Bankës Botërore, Angellovska-Bezhovska dhe ministri i Financave Tevdovski me rastin e mbajtjes së takimit të Konstituencës në Shkup, pikërisht kjo temë – pabarazia, cilat janë shkaqet për të, çka sjell deri te ajo, cilët janë trendet në periudhën e fundit, veçanërisht në periudhën pas krizës dhe a do të rritet ajo do të jetë në fokusin e diskutimeve në të gjitha foltoret.

“Megjithatë, nuk do të ndalojmë këtu, do të diskutohen edhe zgjidhjet e mundshme, politika në aspekte të ndryshme të cilat në fund duhet të sjellin deri te efektet pozitive, gjegjësisht të sjellin deri te distribuimi më i barabartë të të ardhurave në secilën shoqëri”, tha Angellovska-Bezhovska.

Për ministrin Tevdovski, takimi është pranim i madh dhe mbështetje për ne, deh ndodh periudhë kur kemi sinjale shumë pozitive në ekonomi, ndodhi pozitive, ngritje të rejtingut kreditues, por gjithashtu do të përdoret për promovim më të mirë të vendit tonë.

Në Forumin do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së, si dhe një numër i madh i ministrave për Financa dhe guvernatorë të vendeve të Konstituencës. Nga FMN-ja vijnë drejtori për pjesën evropiane Pol Uilson, i cili është njohës i mirë i gjendjeve në vendin tonë deh ishte shef i misionit të parë të FMN-së në shtet nga pavarësia, si dhe drejtori për politika fiskale Viktor Gashpar. Nga BB do të marrin pjesë tre drejtorë të BB-së, që është, sipas Tevdovskit, e pazakontë për këtë format të takimeve. Në mesin e folësve e ndanë profesorin nga Universiteti në Çikago Luikxhi Zingales në fokusin e së cilit në interes shkencor është pikërisht pabarazia në SHBA, se sa fundamentet e këtij sistemi në të cilin jetojmë krijon parakushte për shoqëri të drejtë ose krijon barriera dhe pengesa për atë sistem dhe si ky sistem të rijë në këmbë të shëndosha.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.