Kryetari i Kuvendit për vizitë në Kinë

në kategorine Maqedoni

Kryetari Xhaferi, siç njoftojnë nga kabineti i tij, është në shoqërim të Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Koordinatorit të grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimi, koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski, kryetares së Grupit parlamentar për bashkëpunim me Republikën Popullore të Kinës, Vladanka Aviroviq dhe sekretares së përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova.

Sipas agjendës, është paraparë që Xhaferi dhe delegacioni të realizojnë takime me mikpritësin, Kryetarin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez, Vang Jang, me zëvendësin e tij, Xhang Qingli, mandej me kryetarin e Kuvendit Popullor të Kinës, Li Xhangshu, si e dhe përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe përfaqësues të pushtetit lokal në Shangai.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.