Ndërprerje e furnizimit me ujë për Fushë Kosovë, zonë industriale dhe Kalabri për 14 orë

në kategorine Kosovë

Njoftohen konsumatorët e Fushë Kosovës, lagjes Kalabria dhe zona Industriale që nesër me datë 16.06.2019, duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 21:00, nuk do të kenë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj.

Ndërprerja e ujit bëhet si shkak i punimeve teknike në realizimin e kyçjes – degëzimit për linjën e re OD 630 mm ne drejtim të Fushe Kosovës.

“Pas përfundimit të kësaj kyçjeje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale ne qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të filloj të furnizohet normalisht me ujë nga FPU Shkabaj nga data 18.06.2019.

Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj zone dhe zonave tjera, pastaj kursim të ujit te pijes në këto kohë me temperatura të larta, me qëllim që të kenë mundësi, qasje e furnizim të gjithë qytetarët pa dallim”.

 

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.